LYRICS

english deutsch shqip

PESHK (2020)

Don Tirona


Str. 1


Kryetarë bashkie, 

që ikin edhe vijnë

nji nga nji, e dy nga dy, 

hajd‘ se k‘saj rradhe s‘ka si ky! ... Përsmari!



Str. 2


Ngrijnë qytet në beton,

se pemët s‘ka ç‘i don!

Fantazia perverse,

ka gjetur ku të flejë!



Ref:


Do Tirona, do Tirona

do Tirona pak beton!

Bukuritë po na ofrohen,

që problemet t‘i harrojmë!


S‘do Tirona, s‘do Tirona,

s‘do Tirona „DON TIRON“!

E njerëzit zhgënjehen nga dita n‘dit‘

ndaj mos rri dhe hapi sytë!



Str. 3


Hapi - hapi - hapi sytë,

ngrije qafën lart‘ e mos u mbyt!

Dhe më pas do t‘festojmë,

lene mos e pyt!

Lene mos e pyt




Diell


Str. 1  


Mos perëndo kur nuk ka diell,

se dita tjetër do ta sjell!

Një ditë e zymt‘ nuk ësht‘ gjithçka!

Beso n‘dashuri dhe n‘got‘n e verës që ke pranë!



Bridge


 Por jeta ecën edhe ngecën (Back voc. uuuuuuuuuu)

 si gjilpër‘ e prishur mbi gramafon! (Back voc. uo o o ooo)

 Rrotull - rrotull - rrotu - llo! (Back voc. Wa wa wa wa - wa wa wa)

 deri sa dielli të t‘ndriçojë!



REF:  

 

Merre jetën me të qeshur TRA - LA - LA (Back voc. TRA - LA - LA)

Injoroji fjal‘t e shumta BLA - BLA - BLA (Back voc. BLA - BLA - BLA)

Dhe kur mendon se jeta‘ (e) shkurtër perëndo o o on,

puthe diellin dhe bëju zjarr (Back voc. LAJ - LAJ LAJ) 2X & ZJARR!



Str. 2   


Jo mos u shuaj se s‘ka më keq,

sot një dit‘ gri, nesër me diell!




Pse kështu?


Str. 1 


Sa i fortë paska qën‘, njeriu

të durojë shum‘ dhimbje për të cilat shumë shtrenjt‘ pagon!



Str. 2


Në kët bot‘ të re kurizi i ësht‘ regjur,

nga kamzhiku i përditshëm ësht‘ mësuar të thot‘ gjiothmonë PO!



Bridge


A ja jaj, a ja jaj, PSE KËSHTU!

A ja jaj, aaaa ja ja jaj!



Ref:

 Joooo ooooo oooo ooo PSE KËSHTU! 

Joooo ooooo PSE KËSHTU!




Kape jetën


Str. 1


Lind një dit‘ e re nga depresionet

jo, nuk ka hare, kujdes ballkonesh

sepse do të biesh dhe më nuk çohesh

fle, fle, fle, do të flesh përgjithmon‘ 



Str. 2


 dhe më nuk zgjohesh, dhe vdesin ëndrrat

që do kalbëzojnë, mënjanë sirtaresh

me rrjeta merimangash, përzjerë me erën

e verës së kuqe që ësht‘ derdhur gjithandej!



Ref:


Uo Uo Uo Uo Uo

Kape jetën dhe jeto!

Uo Uo Uo Uo Uo

Kape jetën prej fyti dhe jeto! 



Str. 3  


Ndaj dhe merre thjesh PA! .... Komplikacione,

duaj dhe bëj qejf deri ... sa të lodhesh

dhe pastaj qesh, qesh, qesh

qesh dhe vetëm qesh!




Lëmsh


Str. 1  


Gjithçka filloi si një lojë, dhe lojës nuk i dihet sa do zgjasi,

në një lokal të vjetër të qytetit plot me zhurm‘ e plot me jet‘

dhe trupat u kryq‘zuan keq e mos më keq e u bën lëmsh

dhe nga ai LËMSH i madh ja ku jemi!



Str. 2   


Un‘ vija nga një vënd i largët që simbol‘n e vet¨m kish diellin

dhe at‘ diell e kemi sot dhe k‘tu

një DIELL ku dhe natën, djeg dhe përvëlon

dhe ajër lëmsh në ajrin monoton!



Bridge


Lëmsh, lëmsh në ajrin monoton,

lëmsh në pjes‘n e diellit që na takon!



Ref:


 O - O Sa bukur në kët‘ lëmsh,

qejf, qejf, shum‘ qejf dhe pak fjalë

O - O Shum‘ mirë në kët‘ vënd,

ku dielli lëmshin përqafon!




Str. 3  


E përqafon, e përqafon, e përqafon se shumë e do

dhe më vonë çdokush humbet në lëmsh‘n e vet

sa lëmshe në kët‘ bot‘, sa bukur, sa mirë,

lëmshi - lëmshit nuk i ngjet!




Fiesta


Str. 1  


Na ishte njëherë një popull

që në errësirr‘n e tij në gjum‘ kish rën‘

Nga ky gjumi letargjik ai zgjohet

dalëngadalë nga perëndimi ai shikon!



Bridge


 Por Zgjimi ësht‘ tepër i vështirë

duhen kohë që sytë të hapen mirë

por sytë janë nën syze t‘errta në agim

dhe s‘mbetet gjë tjetër Party dhe dëfrim! HEY!



REF: 


FIESTA - FIESTA EVERYBODY FIESTA,

FIESTA ME MEZE DHE RAKI!

HAJDE, HOPA RIPI-DIBI-DOPA,

SE NESËR DO T‘LIND NJË DITË E MIRË! 2X



Str. 3 


Dhe syt‘ dhëmbin, dhëmbin, 

ato dhëmbin, dhëmbin

se nuk janë mësuar 

me kët‘ zgjim!




Dritë


Str. 1


Pikturë që s‘bëhet kurrë

e gjallë dhe drit‘plot‘

ja kalon dhe diellit

dhe sytë i përvëlon!



Str. 2  


Ngjyrë që nuk përzihet,

sepse ndryshe prishet

shkrihet me mëngjeset

e brishtë dhe plot aromë!



Bridge

Aty ku retë çahen

dhe në vend të gjakut del, DRITË ... veç DRITË!

dhe them:



Ref.  


Dritë, dritë, dritë,

dritë mëngjesesh plot verbim,

dritë mbi qytetin

që humbet në harrim!

Dritë, dritë, dritë,

aty ku nata puth një ditë,

dritë si në ëndërr,

ajo dritë, je ti!



Str. 3


Dhe nata fillon të bie (bjer)

nën BLUES-in monoton,

pikë e fundit e dritës,

perëndimin e pickon!



Str. 4  


Dhe do të sfumohesh,

në heshtje si një ZANË,

deri nesër në lindjen

e një dite prapë!




Peshk


Str. 1  


Idealistit, 

i ka ikur koha që me kohë

dhe sillet

vërdallë sirtaresh, ëndrrash plot

në dimrin

e ftohtë pa fund ato po vegjetojnë!



Str. 2  


Dhe ecën (Back. voc. ecën - ecën - ecën)

në rrugën krejt pa rregulla

si i ardhur,

nga larg nga „VITI NJI“,

kundër gjithçkaje (Back voc. JO - JO)

Si një PESHK drejt gojës s‘ariut ai noton!



Ref:


 Rrebel në dashuritë ujore (Back voc. E UJE - UJ UJE - UJ UJE - UJ)

rrebel andej, rrebel këndej (Back. voc. LO LO LO LO - LO LO LO LO - LO LO LO LO)

dhe si një PESHK, s‘më mbetet gjë tjetër,

të marrë frymë dhe n‘rrugën timë të notojë! (Back. voc. PLLAQ - PLLUQ, PLLAQ - PLLUQ! 



Str. 3  


 Dhe sillem,

detesh e lumenjsh

i lirë

se kështu kam lind, e tjetër s‘di


JO, JO, JO nuk di!




Nächste Woche zahl ich garantiert 


Str. 1


Rein in die Bank, das Geld geschnappt

Geiseln werden nicht gemacht.

Den Helden hab’ ich gleich ertappt.

Gespannter Hahn, der Schuss – er kracht.

Mein Gangsterherz – es lacht.



Str. 2


Er bricht zusammen, fällt auf’s Knie.

Solche Schnösel mocht’ ich nie.

Stille im Saal, nur stummer Schrei.

Auch die Sekunde geht vorbei.

Gleich kommt die große Heulerei.



Ref:


Nächste Woche zahl ich garantiert.

Miete, Strom und Alimente,

Gläubiger und etwas Rente

- ich höre die Polente.



Str. 3


Ich schnapp’ den Zaster, renne weg,

spring ins Auto, steig aufs Gas.

Baby sagt, es hat kein Zweck,

und sie dacht, ich mach nur Spaß,

schreit mich an – das war’s.



Str. 4 


Tret’ auf die Bremse möchte reden.

Wir wollten mit dem Geld nach Schweden.

Doch am Fenster klebt ihr Kopf,

blutrot tropft der blonde Zopf-

Was bin ich ein armer Tropf



Str. 5


 Spring ins Auto, renn davon,

die Beute an den Leib gepresst.

Vielleicht zu Fuss nach Lissabon,

ans blaue Meer, wo keiner stresst.

Ich wünsche allen hier die Pest.



Str. 6 


Vor mir den Abgrund seh’ ich nicht. 

Der Beutesack versperrt die Sicht.

Ich höre den Pistolenknall,

die Lunge brennt, dann freier Fall.

Von meinem Mantra schallt der Hall.


Alles hat ein mal ein Ende !




Pakëz dritë


Str. 1 


Në cep të rrugës vetëm

 vergessen und arbeitslos

 me xhepin bosh, plot shpresa

hin und her sinnlos!



Bridge


Jetë urbane

jetë e zvarrët, gënjeshtare!

Träum weiter, weiter, weiter 

 për një jet‘ më t‘mirë,

 që të shohësh (HË), pakëz dritë!



Ref.  


Lëre të shoh oo o o oo o oo o pakëz drit‘!

 Lëre të shoh oo o o oo o oo o pakëz drit‘! 2X & ale... 



Str2 


Ka vënde ku të blihet dhe vota,

 Dy mij‘ e pesëmbëdhjet‘ (2015) / viti!

 Politikë e ndyrë,

 që të zhvat, e të le pa brek!




Të paparë


Str. 1  


Populllin mos e vidh,

se do t‘gjesh belan,

do të thyesh kokën,

si ata më parë!



Str. 2  


Kjo bab‘zi na mbyti,

n‘xhepat t‘jetrit gishtat lamë!

dhe i themi vetes,

TË PAPARË!



Str. 3 


Ësht‘ mëse e vërtetë

që deri dje s‘kishim parë,

tashti që duam t‘shohim, BUKUR,

na hedhin veç flakë!



Str. 4 


Mashtrime nën syt‘ tanë!

(hë) Fjalë, fjalë, fjalë!

Brroçkulla të pashtershme,

dhe kulakë anembanë!



REF: 


Çoju dhe ngrije zërin sa të mundesh,

se vetëm një jet‘ ke

mos harro nga erdhe (Back voc.: O ti nga erdhe),

mos harro kush je! ... (Back voc.: je je je)

Dhe shiko nga dielli sa të mundesh

se errësirë më s‘ka!

Iku koha kur na thonin,

TË PAPARË!




Str. 5


Jo mos u verbo

nga propaganda ,bukur,

se ky kapitalizëm,

ka për të ta futur!



Str. 6


Ësht‘ njësoj‘, është njësoj‘,

janë të njëjtit, janë njëlloj‘!

Ujku qimen e ndërron‘,

por zakonin s‘e harron!




Kesh


Str. 1


Të shtrish duart

s‘ësht‘ një gjë e re!

Më mirë të mos vjedhësh,

më mirë të mos kesh!



Str. 2


Dhe pse poshtë urës

diellin nuk e ke,

por ke shpresën,

ajo e fundit vdes!



Bridge:


Dhe dielli lind

dhe këmbët ngroh,

me shpresën se,

se një ditë dikush do t‘jesh!



Ref:


Më mirë të mos kesh, të mos kesh (Back: Kesh-Kesh / Kesh-Kesh)

Se sa të kesh, çoç të jesh! (Back: Kesh-Kesh / Kesh-Kesh)

Më mirë të mos kesh, (Back: Ou - Ou - Ou - Ou - Ou)

se sa çoç të jesh! (Back: Kesh-Kesh / Kesh-Kesh)




Sa keq when the R‘N‘R is dead!



Str. 1  


Koha është dreq

dhe po u prish, jo nuk e ndreq!

Ditët kalojnë,

si një tren që s‘ka stacion!



Str.2  


Diella ka filluar t‘na harrojë

dhe shpinën na tregon!

Dhe shpejt do t‘err‘sohet

në k‘të absurditet gjigand!



Ref. 


Hej, hej sa keq

kur koha shpejt kalon,

hej sa keq

që s‘mundemi ta frenojmë

hej sa keq

kur na abandonojnë

hej sa keq

when the Rock ,n‘ Roll

is DEAD!

is DEAD!



Str. 3 


Njerëz të këputur,

robotë‘ të ditës „SOT“!

vrapojnë pa adresë,

nga pesë - deri në pesë

(ora pesë pa pesë!)



Str. 4   


Ditët bëhen natë

dhe nata bëhet, çfarë tjetër

përveçse mëngjes!

Mirëmëngjes! Hey!

Hey, hey sa bukur,

por sa keq!




Rruga e jetës


Str. 1 


Iku dhe një dit‘ nga kalendari i pafund,

një pjesë e jetës ngotrdhi plot 24 orë,

më duhet që të blej një kalendar që mbet në vënd,

dhe një orë ku akrepat mbesin në një ditë me diell!



Str. 2 


Ëndërr, ëndërr, ëndërr e keqe, apo e mirë,

e keqe duhet t‘jet dreqi, se gjumin po ma prish,

e koka krejt më dhëmb, dhe mendimet janë bër‘ lëmsh,

nga nata që po m‘le, dhe ditën zgjon!



Ref:  


Një shkallë më shumë, a më pak në rrugën e jetës,

sado e vështirë të jetë, ajo duhet jetuar,

se ikën e s‘vjen më, kët‘ gjë e dimë e prapë jemi viktimë

e plogështisë që le RRUGA E JETËS!



Str. 3 


Hej çohu, hej zgjohu

nga gjumi letargjik që të ka rënë

e të ka mpirë,

që të ka rënë ...

e të ka mpirë! ... HEY ... !!!




1000 zotër dhe një Perëndi!


Str.1 


Janë 1000 zotër dhe vetëm një Perëndi!

një qiell i mbushur me bab‘zi për pak lumturi!



Ref: 


Shpirtin e lirë mos dëmto,

me helmin që të ofrojnë,

vazhdo të ecësh në rrugën

që ti ënd‘rron!



Str. 2 


Helmi po pihet si ujë dhe në shekullin e ri

fetë dhe zotrat e tu i vendos‘ veç ti!




VAGABOND


Str. 1


Jam vagabond në rrugën që kam zgjedhur

dishezë malore ësht‘ kjo rrugë e pierdhur!



Str. 2


Një rrugë plot gropa që po re dhe ngec,

por prapë se prapë më duhet që të ec!



Ref:


Ec - ec, ec - ec se nuk ke për të ngec,

me vrap, me vrap, me shpejtësi skëterrë,

dhe s‘ndalem, dhe s‘ndalem,

sa do e vështirë të jetë!



Str. 3


Jam vagabond në rrugën që kam zgjedhur,

dishezë malore ësht‘ kjo rrugë e pierdhur!




Vapë


Str. 1  


Është verë,

e tem‘praturat zjejnë,

bën VAPË,

keq, e mos më keq!



Str. 2 


Qytet,

nga asfalti zjen

njerëzit janë strukur,

nën hije, nën pemë!



Ref:  


Bën vapë, bën vapë,

sa dhe qielli djersitet!

Bën vapë, bën vapë,

dhe shi nuk do t‘ketë për një kohë të gjatë,

dhe vjeshta kur do të trokasë, 

do t‘shihemi prapë!



Str. 3  


Është vapë,

jasht‘zakonisht shumë vapë,

po shkoj,

të humbas,

larg!



Str. 4  


Është vapë,

jasht‘zakonisht shumë vapë,

po shkoj,

të humbas,

larg!


po shkoj,

mbase shihemi,

prapë!

... dhe vjeshta kur do të trokasë, /// do t‘shihemi ..., prapë!




Export-Import

1. Reggaeton njeri

 

Str. 1

Fillon dita me një zvarritje,
me sy të enjtur që drita shumë keq i vret,
kalendari tregon " E PREMTE 13",
hej o çfarë tersi ka me qenë!

Str. 2

Superticioz se s'ka punë fare,
çdo gjë nga qielli pret të bjerë!
(e) Rrak e tak!... Ky realiteti,
që ze "BE" ditë për ditë për t'njëjtin "DREQ!"

 

Mjedisi:

Vaj, vaj, vaj, vaj,
vaj, vaj, vaj, vaj,
vaj, vaj, vaj, vaj,
vaj i kohës që po na trash! ... Vaj, vaj, vaj, vaj, vaj, vaj, vaj!

 

Ref.

Reggaeton, reggaeton, reggaeton, reggaeton, reggaeton, reggaeton njeri,
reggaeton, reggaeton, reggaeton, reggaeton i shekullit të ri!
Rrak e tak, rrak e tak, rrak e tak, rrak e tak, rrak e tak si një robot,
jo mos dëgjo ti "DREQIN" sipër që mashtron!

(hera e 2-të) --- „DREQIN“ që mashtron çdo ditë!"

 

Str. 3

Edhe koha të ha, të gëlltit si përbind'sh,
ata që sipër teje janë, të pijnë,
dhe "GOTA" jote plot tashmë u derdh,
dhe ti s'bën gjë tjetër, veçse rri, ... rri!

 

 

 

 

2. Jetë qeni

 

A.

Kjo jetë qeni, e bukur ditë për ditë,
„qen me qime“ është kjo jeta ime!
Auto-Autostradë që jo nuk ka fund,
s'më mbetet tjetër, ta dua dhe më shumë!

Një poet i keq i vetes jam
dhe fjalë për të t'përshkruar jo më s'kam!
Me një gotë verë të thyer të shoqërojë,
aty unë humbem dhe harrojë!

 

B.

Një qen besnik i kësaj rruge unë do t'jem
dhe pse vështirë, por bukur do të jetë,
do të zhgërryhem në "asfaltin" tënd
dhe atëherë do t'them se kam mbet pa mend!

 

 

A1.

Ndaj mos u tkurr, kap momentin "O MILET!",
se rast tjetër s'ke për t'gjet!
Ha, pij', dehu dhe bëj shumë dashuri,
ndryshe, jo s'ke gjë në vijë!

"Ndaj bëj qejf, O MILET!"

 

 

 

 

 

 

3. Lojë

 

A.

Lojë, lojë, lojë, s'më pëlqen të luaj lojë,
megjithëse jam një bixhozxhi!
Preferojë 1000 herë të dëgjojë
dhe më vonë të fitojë!

A1.

Shtrenjtë, shumë shtrenjtë, çmimet stratosferë,
është lën' mileti në harresë!
I don't like to joke this way!",
se nuk kam kohë jam me vonesë!

B.

Ky instinkti (i) lojës,
filozofi e jetës,
çdo gjë na qënka,
me "LAPS DHE ME LETËR!"

 

A2.

Lojë, lojë, lojë, s'më pëlqen të luaj lojë,
megjithëse jam një bixhozxhi!
Preferojë 1000 herë të dëgjojë
dhe më vonë të fitojë!

 

 

 

 

 

 

 

 

4. Smog

A.

Smog dhe lluks i qelbur,
makinat shtohen!
Ka ikur koha e këmbësorit
dhe e biçikletës!

A1.
S'merr dot frymë i qetë,
se pluh'ri të gërryen / madje shumë keq!
Është pluh'ri i politikës
së tejëpërlyer!

 

B.

Smog, smog, smog, të lutem na mbro,
jemi viktima të buzëqeshjes që ti ofron,
dhe mos bëj sikur s'shikon,
por ne mbetemi këtu dhe ti shkatërron!

 

A2.

Dhe klithma jonë,
as që nuk dëgjohet!
Ajo humbet në retë / horizontet (hera e 2-të)
që transformohen

Coda:  

S'DUM SMOG!

 

 

 

 

 

 

 

 

5. Shesh - Besh!

 

A.

Kohë të egra t'asaj kohe,
erë ndyshimesh pa drejtim,
revolucion me shumë mendime,
dhe sot një kaos që kërkon mjekim!

 

B.

Mos luj Shesh - Besh,
se nuk ka më keq,
është pjellë e vjetër
e sistemit "PA EMËR!"

 

A1.

Kohë të egra t'asaj kohe,
kohë kur luej veç Shesh - Besh!

Shesh - Besh!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

6. Retë (Dedikuar Django Reinhardt)

 

A.

Bota është re,
bota është mjergull,
ndaj duhet dritë,
gjithçka për t'a zbardhur!

"Nuages baby, nuages!"
një mik i vjetër tha!
Dy nota në kitarrë,
që u zhdukën mes resh!

 

B.

Aksidente dhe fate të pafat,
u humbën mes tokës,
për një kohë plot re, për një kohë plot re,
vërtetë, vërtetë s'ja vlen të jesh!

 

A1.

Jetojmë kohën sot,
dje s'ishte kot!
Jetojmë të përgjumur,
nën qiellin ngjyrë neon!

 

 

 

 

 

 

 

7. Ters (U fik ene cigarja, pu!)

A.

Mos qoftë ditë e martë,
apo e premte 13,
kompleks prapanik,
që s'zhduket aq lehtë!

A1.

Ecën ters, apo mbet ters,
filozofi thjesht koti,
bakterie egoizstësh vjetërsuar,
në fund ke ti kontrollin!

 

B.

U fik ene cigarja, pu!
U fik ene cigarja, pu!
Kur gjithçka ecën ters,
fiket ,‘ne cigarja, pu!

A2.

Mallkuar ditët ters,
sidomos kur t'thonë: "Paç fat!"
Hë! Mucha mierda &
Good luck!

Paç fat!

 

 

 

 

 

8. Export - Import!

Str. 1

Export - Import,
doganë e mbushur plot
dhe "vemje" që diellin
durojnë me xhepat "DËNG!"

Makina të çuditshme
t'korruptuara deri n'gomë,
disa shefa dhe shefica
që identitetet mohojnë!

Export - Import
"DAHON" i shitur kot,
i shkreti popull,
që shumë taksa pagon!

Marlboro, Lucky Strike,
... e ku di unë se çfarë,
gjuha që flitet
quhet "DOGANË!"

 

Ref.

Dhe pak, shumë pak
mbetet për pension / pension, pension!
Një anonim me emër
që veç gllabëron / pension, pension!

 

Str. 2

Export - Import,
doganë e mbushur plot
dhe "vemje" që diellin
durojnë me xhepat "DËNG!"

Rradhë në diellin,
se hije ka shumë pak,
popull në stres,
për disa "KRIMBA" është një fest!

9. Mjaft, se u qelb!

 

Str. 1

Shumë padrejt'si
gjithë ditën, natën
edhe kur gdhin'!

Monotoni
lajmesh, gazetsh
edhe TV-i!

Str. 2

Radio s'është në modë,
si një libër pa figura
jo, s'ka rëndësi!

Gënjeshtra me bisht,
që vijnë nga "lart"
si breshër dhe shi!

Ref.

Mjaft, mjaft, mjaft
se u qelb!
dhe keq, shumë keq
po vjen' erë!

Mjaft, mjaft, mjaft
se u qelb!
dhe keq, shumë keq
po vjen' erë!

Str. 3

Propagandë
për tu kamur
në pasuri!

Poshtë, shumë poshtë,
mos harro ti "QEN",
se njerëzit duan të marrin frymë!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

10. Interlude...
(pa tekst, Contrabass Solo)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

11. I've never seen my baby on the run!

 

1.

I've never seen my baby on the run,
I've never seen my baby on the run,
I've never seen my baby on the run,
she's here with me!

 

2.  

Ajo zgjohet në mëngjes me një fytyrë të freskët,
ajo zgjohet në mëngjes me një fytyrë të freskët,
ajo zgjohet në mëngjes me një fytyrë të freskët,
dhe gjithë dita qesh!

 

3.

I've never seen my baby on the run,
I've never seen my baby on the run,
I've never seen my baby on the run,
she's here with me!

 

 

 

 

 

 

 

12. Jeta në orën 4 të mëngjesit!

 

Str. 1

Jeta është një fjalë me 4 gërrma që të ha,
zgjohesh "cool" dhe ngrysesh i vdekur sa më s'ka,
një "sofër lodhjesh" gjithmonë e shtruar,
ku duhet ngrënë, pirë dhe dashuruar!

Str. 2

Mbushma gotën që të pijë, të dehem,
se gota e njeh jetën më mirë se mua,
më pas dua të zihem me gërrmat e tua,
çdo njërës prej tyre një kitarrë në kokë ti thyej!

 

Ref.

Por duhet jetuar, jetuar, e ku di unë se çfarë,
se zgjidhje tjetër jo më s'ka!
Kështu mendohet gjithmonë ditën tjetër kur je esëll,
realiteti dritat ndez, nuk ka më bukur se dita "NESËR!"

Ndaj jeto, jeto, e ku di unë se çfarë,
se zgjidhje tjetër jo më s'ka!
Realiteti dritat ndez,
nuk ka më bukur se dita "NESËR!"

 

Str. 3

Harrakatur në damarët e gjakut që ti pin‘,
rraskapitur deri n'lindjen e një dite "prap‘!"
Nuk të them dot: JO! - se prap(ë) ia vlen, kët' gjë e di,
nuk të them dot: JO! -, pra, do t'jemi bashkë!

 

 

 

 

 

 

 

13. Në cirk

A.

Në cirk shkojmë me qejf,
por nuk na pëlqen ta kemi formë të jetës!
Pse, pse, pse vallë,
jo nuk ka asgjë të keqe, pse vallë?

Një moment magjie, apo qesharak,
e ku ka më mirë mër plak!
Në cirk kafshët bëhen "një" me njerëzit,
dhe njerëzit "një" me kafshët!

B.

Në cirk, në cirk / në cirk, në cirk,
në cirk ka dhe rrezik,
dhe nëse në një moment rrëzohesh,
mos e ça kokën, se sigurohesh!

 

A.

Ndaj blij' një biletë,
që ta kesh „HA HA!“ - për sot dhe për jetë / për qejf,
ndryshe ke për t'qenë një viktimë,
dhe s'ke për t'pas' shpëtim!!!

 

CODA

Në cirk, në cirk / në cirk, në cirk,
në cirk ka dhe rrezik,
dhe nëse në një moment rrëzohesh ...

 

14. Magjistrica

Str. 1

Magjistrica,
ajo është magjistrica
që t'huton me llafe,
e të shastis me cica,
të lexon tek dora
të ardhmen e jetës,
të besosh në ëndrra,
të zbulosh të fshehtën!

Të fut në magjinë e një topi qelqi,
të qan dhe hallin, të bën dhe qejfin,
të shkund mirë e mirë pastaj dhe nga xhepat,
ti (e) bën vetë shfaqen, e vetë paguan biletat!

Ref.
Magjistrica!
Magjistrica!
Magjistrica!
Pa-para-ro-rej!
MAGJI, GURI (i) ZI!

Str. 2

Magjistrica,
ajo është magjistrica,
me filxhan kafeje
dhe fustan me xixa!
Sytë ia nguli fatit tim të marrë
e unë u shastisa,
e mbeta pa fjalë!

Ke një rrugë të largët - tha,
plot me aventura,
dy gjarpërinj te kthesa
një mirësi tek ura,
për tre ditë lajmi
do t'ndryshojë dhe jetën
në e do që sot,
NXIRRE PRAPË KULETËN!

Ref.
...tha Magjistrica
Nxirre prap' kuletën!
...tha Magjistrica
Nxirre prap' kuletën!
...tha Magjistrica
Magjistrica!
Magjistrica!

 

 

 

15. Decibel në stratosferë

Str. 1

Veshët lodhen ditë për ditë,
zhurmë të madhe kanë rrugët!
Jo s'ka "zot" që ta ndalojë,
tashmë është vonë për pak qetësi!

Str. 2

Ky kapitalizëm qesh,
dhe jargavitet në benzinë!
Ironikisht, "të jesh modern",
der' atëherë dhe veshët të kanë pierdh!

 

Ref.

Decibel në stratosferë,
një sistem i mjerë!
Faj, faj, faj, faj / faj, shumë faj
kemi edhe ne vetë!

 

Str. 3

Ndaj, dhe reflekto, ndryshe ngordh,
se daullja veshit ka për t'cofur!
Biçikletën me zile nxirr ti,
se kurrë nuk ka për të t'lodhur!

 

 

 

 

16. Bota është nji(ë) MUT!

A.

Bota është nji(ë) MUT!
një mut i madh që vjen shumë erë,
veri-jug, lindje-perëndim,
i vjen era s‘ke ka me ik!

Ky milet është ndyrë,
jo nuk di kujt ti besosh,
sa nxjerr pak kokën, ta kapin me „CFURK“,
Bota është nji(ë) MUT!

B.

Ky „MUT“ i madh nuk ka shpëtim,
se çdo gjë sot e ka një çmim,
dhe kush s‘ka mënd(t) bie brënda,
dhe nuk të nxjerr njeri se s‘ja ka ënda!

A.

Bota është nji(ë) MUT!
një mut i madh që vjen shumë erë,
veri-jug, lindje-perëndim,
i vjen era s‘ke ka me ik!

MUT!


CODA:

Bota është nji(ë) MUT,
i vjen era s‘ke ka me ik! / Bota është nji(ë) MUT!
Bota është nji(ë) MUT,
i vjen era s‘ke ka me ik!

------------ FUND -----------

„Orges & The Ockus - Rockus Band“
(www.oorb.net)

CD: Export-Import!
Musika dhe Tekstet: Orges Toçe
Me përjashtim 14*, Teksti: Herion Mustafaraj

Të gjitha të drejtat e autorit mbrohen nga „Toçe Records“
Vjenë (Austria) © 2014